Van Gaal: Nuk do t’ia lëshojmë lojën Hullit

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka thënë që skuadra e tij do ta jap maksimumin ndaj Hull Cityt, ani pse kësaj të fundit i duhen pikët më shumë se kurrë më parë.

“Ne nuk do t’iu bëjmë favore askujt. Do të luajmë për të mbrojtur nderin e Manchester Unitedit. Do të bëjmë atë çfarë presin të gjithë nga ne, normalisht që do të tentojmë të fitojmë”, deklaroi Van Gaal në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Hull City-Manchester United zhvillohet të dielën dhe vendësit duhet të fitojnë dhe të shpresojnë në gabimin eventual të Newcastlet në shtëpi ndaj West Hamit, për të mbijetuar. /Gazeta Olle