Van Gaal: Nëse duam të jemi Kampion Bote na duhet ky futbollist

Holanda kryeson në Grupin A të Botërorit me katër pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. 

Për ta fituar Kampionatin Botëror, trajneri i kombëtares holandeze mendon se duhet ta ketë në dispozicion Memphis Depayn, shkruan Gazeta Olle.

“Ne nuk do të rrezikojmë me Memphis Depay. Por për të qenë kampionë bote, ne kemi nevojë për të”, tha Louis Van Gaal.

Me një dëmtim muskulor, sulmuesi i Barcelonës u përdor si zëvendësues ndaj Senegalit (2-0) dhe Ekuadorit (1-1), me Van Gaalin të “kënaqur” me paraqitjet e Vincent Jansen në sulmin holandez.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve Holanda e zhvillon nesër ndaj Katarit tashmë të eliminuar. /Gazeta Olle/

 

Portugali – Uruguai, formacionet zyrtare

Përkundër investimeve prej më shumë se 200 miliardësh, përsëri u ndalën dritat në Katar