Van Gaal kritikon Di Marian

Manchester United u mposht në fushën e vet nga Arsenali 2:1, në kuadër të FA Kupës.

Trajneri i “Djajëve të Kuq”, Louis Van Gaal ka kritikuar argjentinasin, Angel Di Maria, i cili në minutën 77 mori kartonin e kuq, për shkak të sjelljeve në gjyqtar.

“Duhet të shohim secilin vendim të gjyqtarit. Por, e di se Di Maris e dinte se nuk duhej të fliste shumë me gjyqtarin. Kjo tregoi se ai nuk është aq i zgjuar”, tha Van Gaal.

“Emocionet nuk është e lehtë të kontrollohen në këso ndeshje. Kartoni i kuq ishte i lehtë në këso ndeshje”, shtoi holandezi.

Adnan Januzaj luajti në 17 minutat e fundit, por edhe ai e mbylli takimin me një karton të verdhë. (Gazeta Olle)