Van Gaal kërkon Schweinsteigerin

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, dëshiron që ta forcojë mesin e fushës dhe për këtë arsye i ka në mendje disa alternativa për afatin kalimtar të verës.

Sipas “Daily Mail”, njëra prej tyre është edhe mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger.

Transferimi i tij në “Old Trafford” nuk do t’iu kushtonte ‘djajve’ më shumë se 10 milionë euro, andaj një lëvizje e tillë është shumë e mundshme. /Gazeta Olle