Van Gaal ia bëri mirë Falcaos

Radamel Falcao nuk po kalon momente të mira te Manchester Unitedi, ku ishte huazuar nga Monaco gjatë verës së shkuar.

Madje, menaxheri i skuadrës, Louis Van Gaal, nuk e ka grumbulluar fare kolumbianin në dy ndeshjet e fundit, duke e detyruar të luaj me ekipin U21.

Por, strategu holandez për këtë vendim ka marrë edhe mbështetje nga ish selektori i Kolumbisë, Francisco Maturana.

“Unë do ta bëja të njëjtën gjë sikurse Van Gaal. Ai ka detyrë ta qesë në fushë ekipin më të mirë të mundshëm, dhe nëse Falcao nuk është në formë, atëherë duhet të angazhoj sulmues tjetër”, ka

“Van Gaal është një trajner përgjegjës. Nëse Falcao nuk është gati për të luajtur, ai nuk duhet të luajë, pavarësisht faktit se kjo dhembë”, përfundoi Maturana.