Van Gaal i hap derën Di Marias

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal pret që Angel Di Maria që qëndroj në klub, por nuk e përjashtoj një largim të tij.

Van Gaal është në favor të Di Marias, dhe tha se nuk do të dëshrionte që të humbiste shërbimet e një talenti të tillë, por sipas tij duhet parë edhe interest komerciale të klubit ai ndoshta edhe mund të largohet.

“Si menaxher, ju kurrë nuk mund t’i thuani jo ose po, sepse lojtari në fund gjithmonë do të vendosë vetë, por unë mendoj se ai nuk do të lëvizë”, tha holandezi gazetarëve. “Pavarësisht incidentit të tij me gruan e tij në shtëpi, ai është shumë i kënaqur që jam këtu në Manchester United”.

“Unë gjithmonë kam qenë kështu dhe ju mund të ma shikoni historinë time. Kjo është pjesë e filozofisë sime. Një lojtar nuk është vetëm një njeri i cili luan me top,në të ndikon dhe mjedisi ku jeton”.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë, sepse ajo që kam parë në reagimin e tij pas disfatës dhe kartonit të kuq kundër Arsenalit në Kupën FA, është shumë i mirë dhe unë e shoh sit ë mirë qëndrimin e tij”.