Van Gaal, deklaratë të papritur për Januzajn

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka folur për talentin kosovar Adnan Januzaj në një intervistë për “MUTV”, duke theksuar që 21-vjeçari do të rikthehet së shpejti.

“Adnani momentalisht është i lënduar. Pak a shumë është një lëndim i vjetër, që iu është përsëritur tani. Ai është në një periudhë çlodhje, por do të kthehet së shpejti”, deklaroi holandezi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Van Gaal nuk i ka besuar Januzajt, përkundër rikthimit të tij nga huazimi nga Borussia Dortmund.