Van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Virgil van Dijk ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin.

Qendërmbrojtësi ua premtoi të “Kuqve” të ardhmen e tij duke vënë lapsin në letër në “Anfield” të premten në mëngjes, duke siguruar që lidhja e tij tre vjeçare e gjysmë me klubin do të zgjatet edhe në vitet e ardhshme.

Holandezi ka zgjatur kontratën deri në viti 2025.

Image

I pyetur se si ndihet pas nënshkrimit të kontratës së re, Van Dijk tha: “E mahnitshme. Është diçka për të cilën jam shumë krenar. Edhe gruaja ime dhe fëmijët e mi janë shumë krenarë dhe padyshim agjenti im.”.

“E gjithë puna e madhe që kemi bërë deri më tani vazhdon dhe mezi pres atë që e ardhmja do të sjellë së bashku me Liverpoolin. Jam i kënaqur, shumë i lumtur dhe krenar ”, shtoi ai.

Skandal i madh nga Moldavia, nuk i japin vizë Lirim Kastratit që të luajë me Dinamon në Ligën e Kampionëve

Ilir Mustafa mund të nënshkruajë me Vllazninë