Van Dijk i jep lajmin e keq Holandës: Nuk do të jem në Kampionatin Evropian

Tashmë është zyrtare, Virgil Van Dijk nuk do të jetë me Holandën në Evropian.

Ka qenë vetë mbrojtësi i Liverpoolit, i cili është shprehur se nuk do të grumbullohet me kombëtaren e tij, për të vazhduar rikuperimin nga dëmtimi i cili e ka mbajtur jashtë fushave gjatë gjithë sezonit.

Në një intervistë të dhënë, Van Dijk ka thënë se do të vazhdoje me rikuperimin gjatë verës. “Të mos shkoj në Europian është zgjedhja më e mirë, duke parë situatën në të cilën ndodhem”

“Faza e fundit e rikuperimit tim do të jetë në fazën verore me skuadrën”.

“I gjithë përqendrimi im do të jetë te rikuperimi nga dëmtimi. Jam në rrugën e duhur dhe do të vazhdoj kështu. Në stërvitje do të jem përsëri me të rinjtë”, tha Van Dijk.

/Gazeta Olle/