Van Bommel: Ndaj Dritës do të jetë 100% e vështirë

Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Royal Antwerp në Ligën e Konferencës. 

Ndeshja e parë në Antwerp kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencë.

Trajneri i skuadër belge, Mark van Bommel ka folur para këtij dueli, ku ka theksuar se do të jetë më i qetë se herave tjera, teksa e ka kuptuar se moti është mjaft i nxehtë.

“Rikthimi ndaj Dritës do të jetë një lojë 100 për qind e vështirë dhe e kuptoj që edhe atje është 30 gradë”, tha Van Bommel.

“Ne nuk jemi prapa, është vetëm 0-0. Unë jam gjithmonë nervoz para një ndeshjeje, por nuk do të jem para kësaj”, përfundoi ai.

Një video ia shkatërroi karrierën, ish futbollistja: Vendosa të punoj me fotografi për të rritur, fitova 500 mijë euro për një vit!

Brighton nuk e ka në plane Andi Zeqirin