Van Bommel flet para ndeshjes me Dritën: I njohim mirë ata, bën paraqitje fantastike ndaj Feyenoordit

Mark van Bommel ka folur para ndeshjes së tij të parë zyrtare si trajner i Royal Antëerp FC, ku do të përballet me Dritën në Ligën e Konferencës.

Klubi belg është ambicioz dhe kërkon të mposhtë FC Dritën në raundin e dytë të Ligës së Konferencave të UEFA-s për të vazhduar tutje.

Por Mark van Bommel e njeh Dritën dhe ka marr si shembull ndeshjen e tyre me Feyenoord vitin e shkuar.

“Unë i njoh ata, po,” ka thënë me buzëqeshje trajneri holandez.

“Vitin e shkuar Drita luajti në Evropë kundër Feyenoordit dhe pati një paraqitje fantastike në Evropë. Megjithatë, në fund ishte gjithçka në rregull për Feyenoordin, por aspak e lehtë. Feyenoordi arriti deri në finale të Ligës së Konferencës pas kësaj dhe të shpresojmë që edhe ne ta ndjekim një rrugë të mirë”, ka thënë Van Bommel.

Trajner ka folur edhe për lojtarët që pritet të luajën duke thënë se Toby Alderëeireld është përzgjedhur për këtë ndeshje.

“Toby është në përzgjedhje”, deklaroi Van Bommel për ish-mbrojtësin e Ajax, Atlético Madrid dhe Tottenham Hotspur.

33-vjeçari belg u prezantua pak ditë më parë dhe u lidh menjëherë me ekipin. “Ai është plotësisht i disponueshëm, menjëherë. Kjo është mirë për një trajner”, deklaroi ai.

Në fund ai u ndal edhe tek sulmuesit Vicent Janssen dhe Maikel Frei, duke thënë se pret shumë prej tyre, ndërsa në stërvitjen e fundit ishte i pranishëm edhe Radja Nainggolan.  /Telegrafi/

Ademi viziton djemtë e bashkatdhetarëve që janë grumbulluar me Kosovën U17, ka një falënderim të veçant për prindërit e tyre

Vetëm një gol i shënuar në miqësoren Trepça ’89 – Malisheva