Valverde: Reali ishte shumë i mirë, ata na bllokuan!

Barcelona dhe Real Madrid barazuan 0:0 në El Clasicon e frymës politike që u zhvillua në “Camp Nou”.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde fillimisht ka folur për Real Madridin.

“Real Madridi ka bërë një ndeshje të mirë. Neve do të na pëlqente të fitonim”, ka thënë Valverde.

“Nuk dinim si ta kalonim presionin e tyre. Ata na bllokuan ne. Ne nuk kemi pasur vazhdimësi në këtë ndeshje”.

“Ne e kemi përjetuar ndeshjen më ndryshe për shkak të fjalëve në rrjetet sociale, por kjo nuk i bëri gjërat më të vështira për ne”, tha në mes të tjerash Valverde.

E deri sa në fushën e lojës kishte “paqe”, pasi që rezultati ishte 0:0, jashtë stadiumit mbaheshin protesta jo-paqësore.

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë ndezur zjarrin në disa anë të qytetit.

Mediat spanjolle e konsiderojnë këtë situatë si totalisht kaotike, derisa ato kanë raportuar për 12 të lënduar.

Më poshtë disa prej fotove të fundit që vijnë nga Katalunia. /Gazeta Olle/