Valvalis: Fitore për lojtarët, për ekipin dhe për tifozët

Trajneri i Dritës, Akis Valvalis, është shprehur i kënaqur me fitoren e sotme kundër Gjilanit. Ai theksoi se Gjilani kishte një ditë më shumë pushim, megjithatë arritën fitore të rëndësishme.

“Është fitore e rëndësishme, është fitorja e tretë rresht. Kemi lojtarë të shkëlqyer që kanë vuajtur shumë. Është ndeshja e tretë brenda shtatë ditësh, ndërsa Gjilani kishte një ditë më shumë në dispozicion. Në pjesën e parë nuk kemi krijuar shumë raste, ndërsa në të dytën kemi shfrytëzuar më mirë hapësirat. Është fitore e rëndësishme për lojtarët, për ekipin, për tifozët”, ka thënë Vavalis.

Dallku: Goli i pranuar na la shije të hidhur

Peja merr fitore të thellë në Prizren