Valon Zymberi: Tingëllonte absurde që VAR të jetë në Kosovë, ia heq kapelën Agim Ademit

Ka startuar edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll, edicion që ka sjell shumë risi.

Risia më e madhe këtë edicion padyshim që është VAR, ku edhe sot në ndeshjet e para është përdorur nga gjyqtarët kosovarë.

Me arritjen e VAR-it në Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke kënaqur të gjithë, klubet, futbollistët dhe gjyqtarët.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka shkruar një status të gjatë rreth arritjes së VAR-it në elitën e futbollit kosovar.

Zymberi ka deklaruar ndër të tjera se nuk besonte fare kur kryetari i FFK-së, Agim Ademi thoshte se do të vinte VAR-i në Kosovë.

Tutje Zymberi ka shkruar se ia heq kapelën numrit një të FFK-së për prurjen e VAR-it në Kosovë.

Postimi i plotë nga Valon Zymberi:

VAR në Kosovë, e pabesueshme, por e vërtetë!

Sot u aplikua për herë të parë VAR-i në një ndeshje zyrtare të klubit tonë FC DRITA!

Para më shumë se një viti në disa takime pune që i kisha në FFK dhe kryetarin Agim Ademi, mes shumë diskutimesh, shpesh e ka përmendur që nga viti i ardhshëm do ta kemi edhe sistemin VAR në Superligë.

Që në dëgjim të parë tingëllonte absurde dhe e pamundur per t’u realizuar në praktikë.
Nuk besoja kurrë që me kushtet e stadiumeve tona, mund të imagjinohet instalimi i një sistemi të tillë, megjithëse shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për futbollin kosovar.

Në një takim tjetër të radhës, kryetari Ademi më njofton se janë në proces dhe tashmë kanë filluar punën për të aktivizuar këtë sistem.

Sot VAR-i u jetësua, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet futbollistike në Kosovë.

Tani, publikisht them PO, kryetari ADEMI kishte të drejtë, VAR-i është një realitet.

Kryetar AGIM ADEMI, ta heqi kapelën, bravo bravo bravo!

Tani po, po sepse VAR-i është këtu, në ndeshjet tona, ne futbollin tonë dhe në të ardhmen e tij me ngritje të vazhdueshme.

Urime klubeve të Superligës, urime gjithë gjyqtarëve dhe gjithë atyre që besuan dhe punuan fort për implementimin e sistemit VAR, duke qenë kështu të parët në rajon!

Superliga më e sigurt se kurrë më parë

Ju lumtë

/Gazeta Olle/

Interi e nis për mrekulli, fiton thellë ndaj Genoas

Tetova: Ende nuk e keni parë Ulpianën e vërtetë