15 delegatë kanë refuzuar të jenë pjesë e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.
Kjo për arsyje se nga disa klube ky Kuvend shihet si i jashtëligjshëm, shkruan Gazeta Olle.
Teksa po mbahet Kuvendi Zgjedhor, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka folur për media, ku ka theksuar se edhe delegatë të tjerë nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi.
“Do të jemi deri në fund me Gramoz Vokrrin, ky kuvend është i jashtëligjshëm. Ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi”.
Tutje, Zyberi ftoi organet që të kenë kujdes me monitorimin e Kuvendit.
“I ftoj organet që të kenë kujdes me monitorimin e këtij kuvendi. Çdo hap që është bërë është në kundërshtim me Ligjin e Sportit” – tha ai.
/Gazeta Olle/