Valon Murseli: Krenar me skuadrën, Drita shkroi historinë e futbollit kosovar!

Kryetari i klubit të Dritës, Valon Murseli, është shprehur i lumtur me arritjen e klubit bardhekaltër deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Kampioni kosovar në këtë rreth u eliminua nga Legia e Varshavës, 2:0, përcjellë Gazeta Olle.

💰 PASUROHET DRITA 💰🔵 Drita FC kalon milionin e parë, kjo është shuma totale që ka fituar nga garat ndërkombëtare këtë edicion! 👏➡️ bit.ly/3kKy8h5

Gepostet von Gazeta OLLE am Donnerstag, 24. September 2020

Pavarësisht eliminimit, Murseli është shprehur krenar me rrugëtimin e Dritës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përgëzuar skuadrën.

“Bravo djema! Shume krenar me paraqitjen.

Ju keni bere ate qe deri sot nuk e ka bere askush ne futbollin kosovar!

Do të kthehemi më të fortë. Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen”, ka shkruar Museli. /Gazeta Olle/

Bravo djema!Shume krenar me paraqitjen.Ju keni bere ate qe deri sot nuk e ka bere askush ne futbollin kosovar! Do të kthehemi më të fortë. ⚪️🔵Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen.

Gepostet von Valon Murseli am Donnerstag, 24. September 2020