Valon Et’hemi konfirmohet si golashënuesi më i mirë i Istanbulspor. Ish-futbollisti i Kukësit në Superiore gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sivasspor.
Sulmuesi shënoi në minutën e shtatë të pjesës së parë teksa u shfaq i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë teksa dërgoi portierin nga një krah dhe topin në anën tjetër.
Për Et’hemin ishte goli numër 10 në kampionat dhe goli i dytë radhazi pasi shënoi edhe në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Alanyaspor.