Valon Ethemi shënon dhe e shpëton Istanbulsporin nga humbja (Video)

Valon Et’hemi është shndërruar sërish në protagonist në elitën turke të futbollit teksa i dhuroi një pikë Istanbulsporit në ndeshjen shtëpiake ndaj Gaziantep. Sulmuesi shqiptar evitoi disfatën për të tijtë teksa u tregua i “akullt” nga pika e bardhë e penalltisë duke realizuar në minutën e 12-të shtesë të pjesës së dytë për të fiksuar rezultatin 1-1.

Ishte goli numër gjashtë për 25-vjeçarin për këtë sezon me fanellën e Istanbulspor duke u konfirmuar një lider për skuadrën e tij ndërsa për t’u theksuar janë edhe dy asiste përgjatë sezonit.

Kujtojmë se Istanbulspor në Turqi njihet ndryshe edhe si skuadra e shqiptarëve duke qenë se aty bëjnë pjesë Jetmir Topalli, Eduart Rroca, Sindrit Guri dhe Kristal Abazaj. Sa i takon renditjes së Istanbulspor, ajo nuk është e mirë pasi aktualisht mbetet në vendin e fundit të renditjes me 12 pikë.

Marrin fund pushimet për Drenicën, futbollistët sot nisën përgatitjet për pranverë

Hugo Lloris pensionet nga Kombëtarja e Francës