Valon Berisha zgjedh këtë vend për festat e fundvitit

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha ka ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.

Mesfushori i Lazios, ka publikuar në rrjetet sociale në foto të ardhjes së tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Olle.

Berisha, së fundi fitoi me Lazion, Superkupën e Italisë, duke mposhtur në finale Juventusin.

Mesfushori i Kosovës, me shumë gjasë do të largohet këtë afat kalimtar të janarit.

Të interesuar për të është skuadra e SPAL, aty ku gjendet edhe portieri Etrit Berisha./Gazeta Olle