Valon Berisha vazhdon shkëlqimin në Austri – shënon në fitoren e LASK

Valon Berisha ka qenë vendimtar në fitoren e LASK-ut si mysafir me Tirolin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit austriak.

Kur skuadra e tij ishte duke humbur, Valon Berisha shënoi për 1-1 në minutën e 40-të.

Reprezentuesi i Kosovës luajti deri në minutën e 54-të, pasi nuk ishte gati 100 për qind, pasi që edhe në lojën ndaj Qipros nuk u paraqit aspak.

Për 31-vjeçarin Berisha ky ishte goli i katërt këtë edicion në të gjitha garat.

Ai ka edhe katër asistime, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Nga SofaScore, ai u vlerësua me notën 7.3, pasi përveç golit kishte edhe statistika të mira të tjera.

Rikthim fantastik nga lëndimi, Vedat Muriqi shënon gol në La Liga

Zhvillohen nëntë ndeshje në xhiron e nëntë të dy grupeve të Ligës së Parë: Rezultatet dhe renditja tabelare