Valon Berisha shënon dhe kualifikon Reimsin

Valon Berisha ka gjetur golin e parë me Reimsin.

Mesfushori i Kosovës realizoi në fitoren 1:0 ndaj Servettes së Zvicrës në udhëtim.

Goli i tij kualifikoi Reimsin në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta Olle.

Ai luajti tërë ndeshjen, ndërsa Arbër Zeneli u inkuadrua në minutat shtesë.