Valon Berisha një ditë para ndeshjes me Norvegjinë, në Konferencën për Media foli rreth kohës sa ishte pjesë e kësaj Kombëtare, duke treguar ndryshimet nga ajo kohë.
“Kur unë kam luajtur në Norvegji, ka pas lojtarë tjerë dhe ka pas trajner tjetër, jemi të vetëdijshëm që kanë shumë lojtarë të mirë, por ne jemi të përqendruar nëlojën tonë, kemi dëshirë të tregojmë ushtrimet që i kemi bërë deri më tani, do t’i tregojmë në fushë” shtoi Berisha.
Intervistën, Valoni e vazhdoi duke folur rreth kohës sa kishte jetuar në Norvegji, shkruan Gazeta OLLE
“Jam rritur në këtë shtet dhe si i huaj në Norvegji ka qenë privilegj që kam pasur rastin të luaj, por unë jam krenar që kam vendosur që ta përfaqësoj Kosovën, vendim tim, gjakun tim dhe për Kosovën gjithmonë do ta lë shpirtin në fushë” përfundoi Berisha/