Valon Berisha: “Ndaj Turqisë, ta përsëritim Finlandën”

Valon Berisha duket se po e kalon lëndimin e pësuar ditë më parë.

Ylli kosovar ka stërvitur sot me pjesën tjetër të lojtarëve dhe duket më në formë para ndeshjes ndaj Turqisë.

Ai ka thënë pas stërvitjeve se është në formë dhe ka falënderuar tifozët për mbështetje.

“Faleminderit prej tifozëve që po na mbështetin. Krejt Kosovën e kemi në përkrahje dhe dua t’i falënderojë shumë”

“Gjendja është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe jam i gatshëm të luaj”, deklaroi Berisha.

“Jemi duke u përmirësuar çdo lojë e më shumë dhe mendoj që do ta bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Turqisë si ndeshjen e parë”.

“Shpresojmë në një rezultat pozitiv për gjithë tifozët tanë”, deklaroi Berisha.

valon berisha valon berisha valon berisha valon berisha