Valon Berisha pritet të ndryshoi skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas “Corriere Dello Sport”, Berisha është cak i dy skuadrave nga Serie A, përcjellë Gazeta Olle.
E gjitha kjo pasi hapësira në skuadrën e Lazios çdo herë e më shumë është e pakët.
Për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Verona e Spali i duan shërbimet e tij.
Mundësit janë që 26 vjeçari të huazohet në njërën nga dy skuadrat e lartcekura në mënyrë që të gjejë formën që kishte në Salzburg.
Berisha, ishte transferuar te Lazio vitin e kaluar por që lëndimet i pamundësuan të gjejë formën e tij më të mirë.