Valon Berisha flet për herë të parë si futbollist i LASK-ut

Valon Berisha është deklaruar për herë të parë si lojtar i LASK.

Mesfushori kosovar iu bashkua skuadrës austriake si transferim i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Reimsin.

“Prej momentit të parë kam qenë i emocionuar pasi jam pjesë e një klubi shumë atraktiv”, ka thënë fillimisht Berisha.

“Po shikoj drejt sukseseve me LASK-un, të cilat jam i bindur se nuk do të na mungojnë gjatë këtyre viteve”.

Mesfushori e njeh kampionatin e Austrisë, pasi për gjashtë edicione (2012-2018) ka luajtur për Salzburgun, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni.

Gjithashtu, Berisha karrierë ka bërë edhe te Vikingu, Lazio, Fortuna Duesseldorfi e Melbourne City. Ai ka edhe 40 paraqitje dhe 4 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

Babai i sulmuesit shqiptar zbret në fushë dhe grushton portierin kundërshtar për shkak të lëndimit të djalit të tij (Video)

Marrëveshje për transferimin te Real Madridi, reagojnë përfaqësuesit e Mbappe