Valon Berisha fantastik në fitoren 4-0 të Reims, zgjedhet në formacionin e javës

Valon Berisha është bërë pjesë e formacionit të javës në Ligue 1 franceze, raporton Gazeta Olle.

Reims fitoi 4-0 ndaj Montpellier në udhëtim, e për këtë sukses në formacionin e javës u futën tre futbollistë të skuadrës.

Foket u zgjodh si mbrojtës, Berisha si mesfushorë ndërsa Dia që realizoi tre gola u fut në formacion si sulmues.

Edhe ekipi më i mirë i javës u zgjodh Stade de Reims./GazetaOlle/