Futbollisti i Kosovës Valon Berisha, po përballet me një lëndim jo të lehtë këto ditë.
Berisha aktualisht nuk po luan për skuadrën e tij Reims, pasi që e ka shqyer këmbën në ndeshjen me Lille dhe me këtë rast ai u detyrua të zëvendësohet në minutën e 8-të.
Ai e ka publikuar edhe një fotografi ku shihet këmba e tij teksa ende nuk është rikuperuar plotësisht.
Aktualisht edhe Arber Zeneli është jashtë shkaku i një lëndimi në gju.