Valon Berisha bëhet me skuadër të re

Valon Berisha është larguar nga Stade Reims për të bërë një aventurë të re në karrierën e tij.

Mesfushori i Kosovës karrierën do ta vazhdoj në kontinentin e Azisë, ku do të luaj për skuadrën Melbourne City.

Berisha nuk i kishte mirë punët te skuadra franceze Reims dhe ishte dërguar në ekipin e dytë.

Gjithsesi Reims ka vendosur ta huazoj kosovarin në Australi te Melbourne City për një edicion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Reims, Jean-Pierre Caillot.

Gjithsesi ende asnjëra nga skuadrat nuk e ka zyrtarizuar këtë huazim të Berishës në Australi.

Presidenti Ademi takoi ambasadorin e ri suedez, Jonas Westerlund

Liridon Balaj prezantohet te skuadra e re