Valon Behrami nesër i kryen testet mjekësore

Valon Behrami duket se është lojtar i ri i Watfordit të Anglisë, derisa mediat italiane zbulojnë se në cilin vend mesfushori kosovar ka nënshkruar me anglezët.

Sipas ‘Gazetta dello Sport’, Behrami ishte në Hotel Gallia të Milanos, bashkë me menaxherin e tij shqiptar, Fali Ramadani, me të cilin nënshkruan për Watfordin.

Edhe pse nuk ka ndonjë zyrtarizim nga skuadra e Premierligës angleze, sipas ‘Gazeta dello Sport’, Valoni nesër do të udhëtojë drejt Londrës, për të kryer testet mjekësore. Valoni u largua ditë më parë nga Hamburgu i Gjermanisë, pas një sezoni aspak të mirë për të.