Valon Behrami i pamëshirshëm për Granit Xhakën: Fajtor në dy golat e pësuar

Ish-futbollisti Valon Behrami, tani në cilësinë e analistit për mediumet zvicerane, ka bërë një analizë për ndeshje e Zvicrës me Danimarkën e cila u mbyll 2-2. 

Sipas tij, rënia nga Liga A e Kombeve mbetet një kërcënim, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar.  

“Gjëja pozitive ishte se më në fund kishim më shumë rregull në lojë. Lojtarët i mbajtën më mirë pozicionet e tyre, vetëm Amdouni dhe Rieder bënë rotacion në sulm. Nuk ishte ende e jashtëzakonshme, por ne treguam disa qasje të mira në sulm”, u shpreh fillimisht Behrami. 

Tutje ai u ndal te kapiteni, Granit Xhaka, të cilit ia numëroi gabimet duke e cilësuar si fajtorin kryesor. 

“Më pas të martën, kapiteni Xhaka bëri dy gabime vendimtare. Në golin e parë, ai i shkujdesur ia dha topin kundërshtarit pas një faulli, kështu që nuk patëm kohë për t’u rigrupuar”.  

“Në golin e dytë, ai vetëm shikoi i ngurtësuar, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin”, deklaroi Behrami që dikur ndante fushën me Xhakën. 

Behrami thotë se duhet bërë përmirësime në mbrojtje dhe shqetësuese, sipas tij, është diferenca e madhe në cilësi mes lojtarëve që luajnë startues dhe atyre që janë zëvendësuesve. 

“Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë keqkuptim” – kreu i Dardanëve i kërkon falje kapitenit Amir Rrahmani

Kosova dhe Shqipëria tanimë i dinë vazot për Kualifikimet e Botërorit, dy Kombëtaret mund të jenë në të njëjtin grup