Valon Behrami nuk e ka ndërmend të pensionohet.
Madje, mesfushori kosovar i Zvicrës ka shënuar ngritje në karrierë.
Ai do të kthehet në kampionatin italian Serie A.
Behrami është transferuar nga Sioni i Zvicrës tek Genoa, njoftojnë mediat italiane, shkruan Gazeta Olle.
Marrëveshja është arritur dhe gjatë ditës së sotme do të bëhet prezantimi.