Valon Ahmedi kampion në Bjellorusi tri javë para fundit

Valon Ahmedi kampion i Bjellorusisë me Shakhtyor Soligors.

Na javën e 27-të të kampionatit bjellorus, skuadra e 27-vjeçarit shqiptar fitoi 2-3 me përmbysje në fushën e Gomel-it, rezultat që e shpall matematikisht kampion, pasi diferenca mes kundërshtarët më të afërt, Bate Borisovin dhe Dynamo Minskun është 10 dhe 11 pikë.

Më thanë të bëhem si Bakaj”, rrëfehet Valon Ahmedi: Gega më donte te  Partizani, në Itali thonë se karriera nis në moshën 30 vjeç | Bota Sot News

Shakhtyor Soligorsi do të luajë edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, ndërsa rivalët e afërt vetëm tri.

Ahmedi në takimin e kësaj të mërkure u aktivizua në minutën e 58-të dhe asistoi për golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar nga Skavysh.

Gjatë këtij sezoni, ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka shënuar tre gola në 21 ndeshje

Xavi thuhet se ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën

Kosova mblidhet të premten, ushtron në Mitrovicë