Valmir Veliu në formë jetësore këtë edicion, ndodhet në një listë me Vinicius Junior dhe Erling Haaland

Të rinjtë janë çelësi i zhvillimit të futbollit. Ne tani jemi duke parë shumë futbollistë të talentuar në top-klube të ndryshme evropiane, raporton FrontOnline.

“Technosports.co.in” e ka publikuar një artikull me top-dhjetë futbollistët me më së shumti kontribute në golat e shënuar në kampionatet evropiane.

Në këtë listë i përfshirë është edhe një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për yllin e Llapit, Valmir Veliu.

Veliu zë vendin e dhjetë në këtë listë me nëntë gola dhe 16 asistime.

Ndërkaq, vendin e parë e zë ylli i Real Madridit, Vinicius Junior me 18 gola dhe 19 asistime.

Ky medium shkrimin për Veliun e nis në këtë formë:

Anësori kosovar i Llapit, Valmir Veliu ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 16 asistime në edicionin aktual. Derisa ai ka realizuar tetë gola dhe shtatë asistime në Superligën e Kosovës, është golashënuesi i pestë dhe i treti sa i përket asistimeve në këtë kompeticion” /Insporti/

/Gazeta OLLE/

Benzema në histori të Real Madridit, tani para tij është vetëm Cristiano Ronaldo

Prishen mardhëniet në mes të dy tifozerive, UCF: Torcida e kishte Pejën si shtëpi të dytë