Valmir Azemi ka qenë njëri nga futbollistët më të talentuar viteve të fundit në futbollin kosovar.
Mesfushori vushtrrias ka luajtur për Trepçën, Vushtrrinë dhe Dritën, por tani ka mbetur futbollist i lirë.
Azemi njihet si një futbollist shumë kualitativ me vizion të mirë të pasimeve dhe që shënon edhe gola.
Ish-anëtari i skuadrave të mëdha kosovare është në pritje për ta vendosur të ardhmen e tij, pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Gazeta Olle ka mësuar se disa skuadra nga Liga e Parë, por edhe nga Superliga e kanë ofertuar Azemin i cili së shpejti do të vendos për të ardhmen e tij.
/Gazeta Olle/