Valenica nënshkruan me Zakaria Bakkali nga PSV

Valencia nuk e ka ndërmend të ndalet. Klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani në këtë afat kalimtar ka arritur të marrë talentin e madh belg të PSV, Zakaria Bakkali.

Edhe pse kishte intersim të madh për belgun nga skuadra si Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Celtic, ai vendosi tu bashkohet ‘lakuriqëve’ që tashmë në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Marrëveshje e 19 vjeçarit me Valenican është valide deri në vitin 2020.