Valencia mund të marr sulmuesin e madh

Jo vetëm Juventusi dhe Reali i Madridit, pasi për të marrë shërbimet e Radamel Falcaos ka hyrë në garë edhe Valencia. Kolumbiani nuk ka shkëlqyer gjatë këtyre muajve me Manchester United dhe “Djajtë e Kuq” kanë vendosur të mos e blejnë përfundimisht  ‘El Tigren’ nga Monaco, në këtë mënyrë e ardhmja e 29-vjeçarit do të jetë në një tjetër skuadër.

Valencia prej disa muajsh është në pronësi të manjatit nga Singapori Peter Lim dhe ky i fundit pas Alvaro Negredos dhe Enzo Perez kërkon tu bëjë një tjetër dhuratë tifozëve të tij këtë herë akoma më të madhe se edhe dy të parat.

Në verë Falcao do të rikthehet te Monaco por klubi nga principata nuk synon të mbajë atë në ekip dhe do ta nxerrjë në shitje. Nga ky fakt kërkon të përfitojë, Valencia dhe presidenti i saj Peter Lim. Biznesmeni nga Singapori ka marrëdhënie shumë të mira me menaxherin e kolumbianit, portugezin Jorge Mendes dhe dicka e tillë mund të ndikojë jo pak në një transferim të mundshëm të El Tigres në Mestalla.

Për të realizuar goditjen e madhe në merkato Valencia synon të ndjekë të njëjtën procedurë sic bëri me transferimin e Alvaro Negredos nga Manchester City verën e kaluar. Los Che pritet ti paraqesin drejtuesve të klubit francez një ofertë që do të përfshijë huazimin e bomberit për një sezon me detyrim blerjeje pas një viti. Me shitjen Falcaos Monaco kërkon të amortizojë sadopak, 55 milionë Eurot e shpenzuara për kolumbianin në vitin 2013 kur u bleu atë nga Atletico.