Valdo Zeqaj largohet nga Drenica, transferohet në Ligën e Parë

A&N janë bërë “kryefjala” e këtij afati kalimtar.

Prizrenasit sapo kanë prezantuar përforcimin e ri të skuadrës, përcjellë Gazeta Olle.

Përmes faqes zyrtare, A&N zbuluan se Valdo Zeqaj do të jetë futbollist i këtij klubi nga ky moment.

Valdo Zeqaj ne te kaluaren ishte pjese e shumë skuadrave në Shqipëri dhe Kosovë, teksa së fundmi u paraqit tek Drenica.

A&N shpreson se përvoja dhe cilësia e Zeqajt do e shtyjë skuadrën drejt Superligës./GazetaOlle/