Valdet Shoshi zbulon për Gazeta Olle arsyet e largimit nga Istogu

KF Istogu dhe Valdet Shoshi kanë ndarë rrugët.

Kështu, njofton faqja zyrtare e Istogut në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.

Shoshi, ishte prezantuar në verën e fundit te ‘Trofta’.

E trajneri pejan për gazetën ka zbuluar arsyet e largimit nga Istogu.

Ai ka thënë se nuk është shkarkuar, por është larguar me vetë dëshirë.

“Kushtet nuk më janë plotësuar, isha i pakënaqur pasi që edhe pse u bë klubi në shoqëri aksionare aty nuk ndryshoi asgjë. Pra, nuk jam shkarkuar, por larguar me vetëdëshirë. Falënderoj kryetarin e klubit si dhe tifozërinë e këtij qyteti për bashkëpunimin”, tha Shoshi.

Ky  fundit, më parë ka qenë trajner i Besës së Pejës.

Shoshi arriti sukses me Istogun, duke dimëruar në pjesën e epërme të tabelës. /Gazeta Olle