Valdet Rama i sjell një dhuratë ish-it të Prishtinës

Ish futbollisti i Prishtinës, Shqipron Skeraj, ka pranuar një fanellë të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Valdet Rama.

Ky i fundit i ka dhuruar fanellën e klubit të tij, Munich 1860. Ka qenë Skeraj, që para disa vitesh luante në Bundesliga 2, ai që ka zbuluar dhuratën.

Prizrenasi e ka postuar në Facebook fanellën, derisa ka falënderuar Valdetin. (Gazet Olle)