Valdet Krasniqi sërish i pari

Anëtari i klubit Prishtina RT (Prishtina Racing Team) është fitues i garës së tretë për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në autombolizëm, e cila u mbajt të dielën në Grashticë. Krasniqi me veturën e tij Lancia fitoi në kategorinë e pestë me kohën 3:23.588 minuta dhe njëkohësisht e pati kohën më të mirë përfshirë të gjitha kategoritë.  Pozita e dytë në kategorinë e pestë i takoi Naim Dashajt po nga Prishtina RT me Subaru, ndërsa i treti u rendit Liridon Kalenderi i Prizreni D&G me Renault.

Rivalitet i madh ishte edhe në kategorinë e dytë ku triumfoi Alban Berisha i Prizreni D&G me Suzuki, i cili pati kohë prej 4.09.454 minuta, ndërsa Besnik Çitaku i Prishtina RCP me Opel ishte më i ngadalshëm për vetëm 1.103 sekonda.

Në konkurrencën ekipore më e suksshme ishte Prishtina RT, ndërsa pas saj u renditën Prizreni D&G dhe Prishtina RCP.

Kampionati vazhdon pas dy javësh me garën e cila do të zhvillohet në Prizren.

 

Fituesit sipas kategorive

Kategoria e parë:

  1. Ismail Smani (Prizreni D&G) 4:26.971
  2. Afrim Spahi (Prizreni D&G) +06.865
  3. Kreshnik Mariqi( Prizreni D&G) +08.904

Kategoria e dytë:

  1. Alban Berisha (Prizreni D&G) 4:09.454
  2. Besnik Çitaku (Prishtina RCP) +01.103
  3. Milot Shaqiri (Prizreni D&G) +13.267

Kategoria e tretë:

  1. Përparim Dushi (Prishtina RT) 3:43.798
  2. Valdet Kaçandolli (Prishtina RT) + 02.899
  3. Ylber Rrahmani (Ferizaj) +17.593

Kategoria e katërt:

  1. Arbnor Musliu (Prishtina RCP) 3:47.818
  2. Besfort Bunjaku (Ferizaj) +04.844
  3. Rexhep Bytyçi (Ferizaj) + 11.209

Kategoria e pestë:

  1. Valdet Krasniqi (Prishtina RT) 3:23.588
  2. Naim Dashaj (Prishtina RT) + 08.874
  3. Liridon Kalenderi (Prizreni D&G) +10.140

Kategoria e gjashtë:

  1. Bardhyl Canolli (Prishtina RT) 3:38.139
  2. Xhemshit Hasani (Prishtina RCP) +05.847
  3. Kastriot Buqaj (Prishtina RT) +14.532