Valdes e nis karrierën e trajnerit te kjo skuadër e vogël

Ish-gardiani i portës së Barcelonës, Victor Valdes, ka filluar karrierën e tij si trajner.

Katalanasi, është emëruar trajner i skuadrës së vogël UA Horta, shkruan Gazeta OLLE.

Ky ekip garon në Ligën e Tretë spanjolle.

Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi të zhvilluar nga Valdesi dhe presidenti i Hortas, Paco Carmona.

“Jam shumë i entuziazmuar që do të stërvit një ekip futbolli katalanas. Kam besim se do të bëj mirë në fazën time të re si trajner”, ka thënë gjatë prezantimit Valdesi.

Victor Valdes u bë i njohur në botën e futbollit pasi për shumë vite ka qenë pjesë e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës.

Valdesi ka bërë karrierë edhe në Angli te Manchester Unitedi dhe te Middlesbroughi, si dhe për një kohë të shkurtër në Belgjikë te Standard Liege.