Valbona Bytyqi e Penzës lojtarja më e votuar nga tifozët për stinorin vjeshtor

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë ka vendosur që të shpall Lojtaren më të mirë nga tifozët për stinorin vjeshtor në Superligën e Femrave.

Lojtaret e nominuara ishin Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku nga Prishtina, Valbona Bytyqi dhe Rael Whitsitt të Penzës dhe Irma Konjusha nga Bashkimi.

Basketbollistja më e votuar nga tifozët ishte kapitenia e Penzës, Valbona Bytyqi me 714 vota, duke u renditur në vendin e parë.

E dyta ishte Irma Konjusha e Bashkimit me 365 vota. Arbnore Përquku u radhit e treta me 102 vota, kurse pas saj ishte Rael Whitsitt me 95 dhe Sarah Mgbeike me 43.


Votat

Valbona Bytyqi (Penza) 714

Irma Konjusha (Bashkimi) 365

Arbnore Përquku (Prishtina) 102

Rael Whitsitt (Penza) 77

Sarah Mgbeike (Prishtina) 43


 

Edhe pse pa gjysmën e ekipit, Barcelona merr një fitore të madhe në udhëtim te Mallorca

Tre lojtar largohen nga Liverpool, do të mungojnë në pjesën më të rëndësishme të sezonës