Vakia e vitit në Holandë

Utrecht zgjedh rrugën më të shkurtër për të arritur fitoren ndaj kundërshtarit. Skuadra holandeze arrin të luajë edhe me 12 lojtarë, por as ky fakt nuk e ndihmoi për t’u imponuar në sfidën e javës së 29 të Eredivisies kundër Ajaxit që u mbyll në barazim 1:1. Më shumë se një strategji, ishte një keqëkuptim mes arbitrave të ndeshjes dhe stolit të Utrecht fakti që ekipi luajti për disa momente me një lojtar më shumë. Gjatë sfidës, Edouard Duplan u dëmtua duke dalë jashtë fushës për të marrë ndihmën e parë dhe në këtë moment trajneri hodhi në fushë australianin Tommy Oar.

Deri këtu gjithçka është normale por e bukura vjen më pas sepse Duplan u ngrit në këmbë duke u rikthyer në fushë pa e vënë re se tashmë ndeshja e tij kishte përfunduar. Arbitri nuk e vuri re rikthimin e tij në fushë për disa çaste por e korigjoi gabimin duke nxjerrë nga fusha lojtarin francez. Një moment ky që ndikoi edhe në humorin e futbollistëve dhe tifozëve, të cilët nuk arritën t’i frenonin të qeshurat për këtë episod të pazakontë. Si për ironi, nga 12 Utrecht u detyrua ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 87, Ramon Leeuwin la fushën e lojës për shkak të një kartoni të kuq.