Vaki se jo mahi: Stërvitet me Besën, luan për Trepçën! (FOTO)

E pabesueshme por e vërtet. Ndodh në vendin e ‘çudirave’, ndodh në Kosovë. Portieri i Trepçës nga Mitrovica, Enis Velia për një javë u lejua nga klubi i tij që të stërvitet me skuadrën e Besës së Pejës.

Velia në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror e ruajti portën e Trepçës. “Me leje të klubit kam stërvitur për një javë me Besën e Pejës, për disa arsye personale. Stërvitjet me klubin pejan kanë shkuar shumë mirë”, ka thënë për ‘sportal.al’, Enis Velia i zhvilluar si ‘gardian’ në Suedi.

Ani pse kishte leje nga klubi, Trepça në ndeshjen e fundit ndaj Kosovës së Vushtrrisë në udhëtim, nuk e aktivizoi Enisin për ta vendosur në portë Ferid Ymerin. “Nuk e di se pse nuk më ka aktivizuar në lojë trajneri i portierëve. Unë kam pasur leje për të stërvitur me Besën”, përfundoi Velia, duke mbetur me shpresë së sërish do të kthehet si titullar.

Ai në ndeshjet e para të këtij kampionati ka treguar paraqitje mjaft të mira. Velia në Kosovë ka luajtur edhe për Hajvalinë dhe Besën e Pejës.

Velia