Vaki se jo mahi, në futbollin e Kosovës ndodh edhe kjo

Futbolli i Kosovës është plotë vaki. Një e tillë ndodhi edhe sot në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, ku takoheshin Flamurtari dhe Fushë Kosova, ndeshje kjo e vlefshme për javën 17 të Ligës së Parë.

Portieri i skuadrës mysafire kishte plotësuar numrin e kartonëve, dhe nuk kishte të drejtë të ruante portën. Portieri  i dytë ishte i lënduar, kurse skuadra nuk kishte portier të tretë.

Për të zënë vendin e këtyre të dyve, Fushë Kosova që drejtohet nga Emin Ajvazi, u detyrua të bëjë një tjetër zgjedhje. Njërin nga lojtarët u desh ta aktivizojë në portë.

‘Heroi’ në këtë rast doli të jetë, mbrojtësi Visar Gojnovci, që veshi dorëzat, fanellëne portierit, dhe u stopua mes katër këndeve.

Portieri i improvizuar tregon gjithë ngjarjen.

Portieri i parë kishte tre karton të verdhë, rezerva ishte lënduar diçka. Duke mos pasur zgjidhje, tjetër unë për hatër të klubit, pranova të hyjë në portë”, tregon Gojnovci për Gazetaolle.com.

Kam mbrojtur vetëm kur kam qenë i vogël, në fushë të madhe asnjëherë. Ishte shumë vështirë të qëndrosh në një portë të tillë, si lojtar gjithmonë mendoja se portierët e kanë lehtë”, shtoi ai.

E për paraqitjen e bërë ai mori lëvdata nga trajneri i tij, Emin Ajvazi. “Edhe pse nuk kishim zgjedhje tjetër, ai mbrojti bash mirë. Ai kishte aftësi të portierit. Edhe pse humbëm ne luajtëm mirë”, tha Ajvazi.

Gojnovci gjatë lojës shpëtoi disa herë Fushë Kosovën, edhe pse këta të fundit u desh të pajtohen me humbjen prej 2:0. Ai nuk ishte fajtor në  asnjërin gol të pësuar (Gazeta Olle).

 

 

FOTO: Portieri në foto është mbrojtësi Visar Gojnovci