Drenica është ndër skuadrat më aktive në Ligën e Parë, duke bërë disa transferime vërtetë të duhura, për të u rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
Lojtari i rradhës i cili do jetë pjesë e skuadrës nga Bajram Aliu, është Fatmir Rexhaj, i cili sot është zyrtarizuar te klubi nga Skenderaj, shkruan Gazeta OLLE.
Rexhaj para dy javësh ishte transferuar te Istogu, ku klubi bardhekaltër e kishte prezantuar si një nga transferimet më të mëdha të merkatos, ndërsa sot është njoftuar se 26 vjeçari ka arritur marrëveshje me Drenicën.
Rexhaj aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ku në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Phoenix.
Rexhaj është aktivizuar më parë për FC Besa nga Peja, Istogu dhe Trepca ’89, kurse së fundmi ishte pjesë e FC Phoenix.