Femrat mësojnë shortin

Greqia do të jetë përsëri kundërshtarja e Kombëtares së femrave në një aktivitet ndërkombëtar. Shorti i hedhur në Nion për kualifikueset e Euro 2017 na ka përballur me përfaqësusen greke që e mundën në fushën në tonë në eliminatoret e Kupës së Botës 2015.

Shqipëria është pjesë e Grupit 3 ku ndodhet edhe Franca, Ukraina e Rumania. Skuadra e Altin Rrakllit ka si kundërshtar më të vështirë Francën, që është pjesë e fazës finale rregullisht prej vitit 1997. Vajzat franceze renditen të dytat në klasifikimin e UEFA-s.

Ndeshjet do të nisin më 14 shtator të këtij dhe do të përfundojnë më 20 shtator të 2016. Sfidat do të jenë me sistem vajtje-ardhje dhe në fund do të shkojnë më tej vendet e para të secilit grup dhe 6 skuadrat që renditen të dytat, por me rezultatet më të mira. Përfaqëuesja e fundit do të vendoset nga takimet shtesë mes skuadrave që e mbyllin të dytat, por me ecuri më të dobët. Faza e finale do të mbahet në vitin 2017 në Holandë do të ketë 16 kombëtare.