“Për dy ose tre ditë ai vjen në shtëpi për të shijuar Krishtlindjet. Kjo nuk ishte një surprizë.” Shtrimi në spital “tashmë ishte planifikuar dhe është pjesë e trajtimit”, shkroi Kely Nascimento në Instagram, duke postuar një foto në të cilën motra e saj, Flavia Kurtz, përqafon babain e saj të buzëqeshur në një shtrat spitalor.
Duke publikuar të njëjtin imazh, Flavia Kurtz i ftoi të gjithë të jenë “të qetë” duke shpjeguar se kjo është “vizita e fundit e vitit në spital” për seanca kimioterapie dhe kontrolle te tjera.
Pelé, 81 vjeç, u shtrua në spital për t’iu nënshtruar një cikli të ri trajtimesh pasi ishte operuar në të njëjtin spital për kancerin e zorrës së trashë “të zbuluar shtatorin e kaluar”, sipas një informacioni që shpërndau spitali, që shtoi gjithashtu se pacienti është në gjendje stabile dhe parashikohet që pas disa ditësh të dalë nga spitali”.