Uzuni tregon se çfarë i tha Ronaldo në fund të ndeshjes

Goli kundër Juventusit dhe festimi “Siiiu” i Myrto Uzunit bëri bujë të madhe nëpër të gjitha mediumet botërore, përcjellë Gazeta Olle.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë të sfidës duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por prapë se prapë italianët u rikthyen dhe morën të tri pikët nga kjo ndeshje.

Uzuni tregon për “PanoramaSport” se ka pasur bisedë me Ronaldon edhe pas mbylljes së pjesës së parë, por edhe pas përfundimit të ndeshjes kur dhe shkëmbyen fanellat.

“Ronaldon e falenderova që shkembeu fanellën me mua, teksa nuk munda të rrijë pa i thënë as se është lojtari më i mirë në botë, ai më tha të vazhdoj të punoj dhe më falenderoi” – u shpreh Uzuni.

I pyetur se a i tha diçka portugezi që festoi si ai, Uzuni tregoi: “Nuk më tha asgjë në fund të ndeshjes për këtë temë, mirëpo në pushimin mes pjesëve më tha, Festimi Siuu dhe më drejtoi gishtin duke buzëqeshur”