Uzuni shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë

Myrto Uzuni ka shënuar golin e tij të tretë në kampionatin hungarez me fanellën e Ferencvarosh, duke ndihmuar këtë të fundit të sigurojë një pikë në ndeshjen kundër Pushkash Akademi.

 

Një gol më ndryshe për sulmuesin shqiptar, pasi ka ardhur me një goditje dënimi që ai e ka ekzekutuar me një saktësi mbresëlënëse.

Edhe pse kishte dominuar duke krijuar raste, Ferencvaroshi e shihte veten në disavantazh ndaj vendasve. Por në minute e 82-të, kur skuadra kryesuese e kampionatit fitoi një goditje dënimi në kufi të zonës, Uzuni mori përsipër ekzekutimin e saj. Sulmuesi kaloi murin me një trajektore të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetë, me portierin që mbeti i shtangur dhe as nuk reagoi.

Ky ishte goli i tretë i Uzunit për këtë sezon, teksa tregoi më së miri një tjetër aftësi të lojtarit të përfaqësueses shqiptare, i cili në këtë edicion të parë në Hungari po shfaq se sa vendimtar mund të jetë për kampionët e Hungarisë.